in

PSG ia kërkon Barcës shërbimet e Lenglet dhe para në marrëveshjen për Neymarin

PSG ia kërkon Barcës shërbimet e Lenglet dhe para në marrëveshjen për Neymarin
Loading...

Paris Saint Germaini thuhet se është i gatshëm që ta lejojë largimin e Neymarit në drejtim të Barcelonës, por ka kërkuar në marrëveshje edhe shërbimet e Clement Lenglet.

Kampioni i Ligue 1 tashmë është njoftuar me dëshirën e sulmuesit brazilian që të largohet nga Parku i Princave, dy vite pasi e kompletoi kalimin nga skuadra katalunase për shumën rekorde 222 milionë eurosh.

Mirëpo, për ta lënë 27-vjeçarin që të rikthehet në Camp Nou, parisienët janë duke kërkuar hiç më pak se 250 milionë euro.

Sport raporton se PSG është e gatshme ta pranojë shitjen e Neymarit, por kërkon që në marrëveshje të përfshihen  shërbimet e 24-vjeçarit.

Barcelona e transferoi mbrojtësit francez nga Sevilla për 35 milionë euro, i cili në sezonin e kaluar ka bërë 23 paraqitje.

Blaugranët mund ta pranojnë me lehtësi që në marrëveshje ta përfshijnë Lengletin dhe t’i ofrojnë 100 milionë euro për shërbimet e brazilianit. 


Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0

Messi, Suarez, Griezmann: MSG-ja e Barcelonës, treshja 100 golëshe

Messi ishte një prej arsyeve pse Griezmann e refuzoi Barcelonën në vitin 2018