in

PSG refuzon mega ofertën e Real Madridit për Neymarin, 100 milionë plus tre yje

PSG refuzon mega ofertën e Real Madridit për Neymarin, 100 milionë plus tre yje
Loading...

Paris Saint-Germain e ka refuzuar një ofertë të madhe nga Real Madridi për yllin brazilian, Neymar.

Neymari e ka bërë disa herë të qartë se dëshiron të largohet këtë verë nga PSG dhe dy klubet e mëdha spanjolle, Barcelona dhe Real Madridi janë më lidhura me të.

Ofertat nga Barcelona dhe Real Madridi nuk kanë munguar, por asnjëra nuk ka arritur të bind drejtuesit e Parc de Princes të heqin dorë nga ylli i tyre.

Mediat franceze raportojnë se Mbretërit kanë bërë një ofertë të madhe gjatë të mërkurës mbrëma në drejtim të PSG-së.

Sipas gazetës L’Equipe, Los Blancos i kanë ofruar kampionëve francezë 100 milionë euro dhe shërbimet e tre lojtarëve – që besohet të jenë James Rodriguez, Gareth Bale dhe Keylor Navas.

Por, PSG nuk ka menduar dy herë duke refuzuar ofertën e Realit, ndërsa Barcelona dhe Juventusi mbeten në kërkim të nënshkrimit të brazilianit.

Dje (e mërkurë) gjatë ditës gjithashtu u raportua se PSG i ka bërë të qartë Barcelonës se duhet të ofrojnë 250 milionë euro ose 100 milionë plus Ousmane Dembele dhe Nelson Semedo.

PSG have rejected an offer of €100m + Gareth Bale + James Rodriguez + Keylor Navas for Neymar, according to L'Equipe 😲

Posted by Goal.com on Wednesday, 21 August 2019
Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
PSG e refuzon ofertën e parë të Barcelonës për Neymar, kërkon 100 milionë euro dhe dy lojtarë

PSG e refuzon ofertën e parë të Barcelonës për Neymar, kërkon 100 milionë euro dhe dy lojtarë

Ronaldo: Rivaliteti me Messin më ka bërë lojtar më të mirë, do të darkoja me të

Ronaldo: Rivaliteti me Messin më ka bërë lojtar më të mirë, do të darkoja me të