in

PSG ua ofron Neymarin tre gjigantëve evropianë, por jo edhe Barcelonës

Loading...

E ardhmja e Neymarit thuhet se ka marrë një kaheje të re. Braziliani është i vendosur që të largohet nga Paris Saint-Germian, derisa zgjedhja e tij e parë mbetet rikthimi te Barcelona.

Sipas Mundo Deportivos, lojtari i rebeluar është në dijeni se rikthimi i tij te skuadra katalonase është duke u komplikuar, pasi kampioni i Ligue 1 u ka ofruar tri skuadrave lojtarin.

Mediumi spanjoll më tej raporton se parisienët u kanë ofruar Neymarin skuadrave si, Real Madrid, Juventus, Bayern Munich dhe Manchester United, pasi lojtari nuk e do më qëndrimin në Parkun e Princave.

Sulmuesi 27-vjeçar pas Kupës së Amerikës ka refuzuar që të rikthehet te skuadra franceze, derisa edhe këta të fundit janë të gatshëm ta shesin.

Por, PSG-ja po kërkon mbi 222 milionë euro për ta lënë të lirë Neymarin, ndërsa Barcelona ka ofruar Ousmane Demebeln dhe Philipe Coutinhon në shkëmbim.

Kampioni i Ligue 1 ka refuzuar këtë ofertë nga Blaugranasit, për t’i hapur rrugë kështu Real Madridit, që shihet si favorit për ta transferuar brazilianin.


Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0

PSG nuk i dëshiron Coutinhon e Dembelen, kërkon mbi 222 milionë euro për Neymar

Messi e ka fituar 225 herë çmimin e lojtarit të ndeshjes që nga sezoni 2010/11, lë mbrapa Ronaldon

Messi e ka fituar 225 herë çmimin e lojtarit të ndeshjes që nga sezoni 2010/11, lë mbrapa Ronaldon