Real Madrid – Barcelona, formacionet e mundshme të El Clasicos numër 180 në La Liga
in

Real Madrid – Barcelona, formacionet e mundshme të El Clasicos numër 180 në La Liga

Loading...

Ka ardhur momenti për ndeshjen më të madhe evropiane të klubeve Real Madrid – Barcelona.

El Clasico është një ndeshje që i thyen të gjitha rekordet sa i përket shikueshmërisë si në stadium ashtu edhe përmes televizionit.

Dy skuadrat në këtë takim futen me disa mungesa të theksuara, ku për vendasit mungojnë lojtarët si Eden Hazard e Marco Asensio si të lënduar dhe Rodrygo i suspenduar.

Hiq më mirë nuk do të jetë as Barcelona sa i përket lëndimeve, pasi top katër futbollistë kanë humbur këtë takim.

Dy sulmuesit Luis Suarez dhe Ousmane Dembele mbetën jashtë për shkak të lëndimeve, ashtu si dy mbrojtësit anësorë Sergi Roberto dhe Jordi Alba.

Megjithatë Zinedine Zidane i vendasve dhe Quique Setien i mysafirëve kanë përgatitur ekipet me lojtarët që kanë në dispozicion.

Më poshtë u sjellim edhe formacionet e mundshme të El Clasicoc numër 180 në La Liga:

Formacioni i mundshëm i Real Madrid: Courtois, Carvajal, Varane, Ramos, Mendy, Valverde, Casemiro, Modric, Kroos, Benzema, Vinicius JR.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Ter Stegen, Semedo, Pique, Lenglet, Firpo, Busquets, de Jong, Arthur, Vidal, Messi, Griezmann. 

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Drama nuk ka fund te Barcelona: Shtohen mungesat për lojën kthyese me Napolin dhe El Clasicon

Drama nuk ka fund te Barcelona: Shtohen mungesat për lojën kthyese me Napolin dhe El Clasicon

Carvajal më i miri, zhgënjen Messi: Real Madridi 2-0 Barcelona, notat e lojtarëve