in

Rivaldo: Coutinho e kishte të vështirë te Barcelona për shkak të Messit

Rivaldo: Coutinho e kishte të vështirë te Barcelona për shkak të Messit
Loading...

Kalimi i Philippe Coutinho në Bayern Munich ka “zhgënjyer” Rivaldon, por braziliani pranon se nuk është kurrë e lehtë në Barcelonë kur “Lionel Messi vazhdimisht merr të gjitha lëvdatat”.

27-vjeçari kërkon të rikthejë formën e tij të vjetër, pasi kompletoi huazimin e tij te ‘Bavarezët’.

Koha e Coutinhos në Barcelonë nuk kaloi ashtu siç ishte planifikuar.

“Unë gjithmonë besoja se Philippe Coutinho kishte aftësinë për të pasur sukses në Barcelona, por gjërat po merrnin shumë kohë dhe të dy palët ranë dakord për një transferim në Bayern Munich”.

“Jam pak i zhgënjyer për dështimin e tij në fitimin e një vendi të rregullt në ekipin e parë, por mbase ai nuk ishte më i sigurt për këtë dhe i pakënaqur, kështu që ai zgjodhi për një transferim në një klub tjetër të madh duke u përpjekur të rimarrë përfundimisht formën e tij më të mirë nga koha e tij në Liverpool”.

“Asnjëherë nuk është e lehtë të gjesh hapësirën tënde në një ekip ku Lionel Messi vazhdimisht merr gjithë lëvdatat dhe përgjegjësinë. Ka pak lojtarë në botë që janë të aftë të arrijnë një situatë të tillë dhe të imponohen, dhe mbase Coutinho nuk kishte durim të mjaftueshëm për të gjetur vendin e tij në ekip”, tha Rivaldo.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

-1 points
Upvote Downvote

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Ronaldo: Rivaliteti me Messin më ka bërë lojtar më të mirë, do të darkoja me të

Ronaldo: Rivaliteti me Messin më ka bërë lojtar më të mirë, do të darkoja me të

Rakitic do të mbetet te Barcelona