Rivaldo: Neymar e di se bëri gabim kur u largua nga Barcelona, dëshiron të kthehet dhe ta pranojë gabimin
in

Rivaldo: Neymar e di se bëri gabim kur u largua nga Barcelona, dëshiron të kthehet dhe ta pranojë gabimin

Loading...

Legjenda braziliane, Rivaldo dëshiron të shohë Barcelonën teksa e rikthen ish-yllin e tyre, Neymar në Camp Nou.

E ardhmja e sulmuesit brazilian ka qenë më e përfolura nga të gjitha në këtë afat kalimtar të verës.

Barcelona dhe Real Madridi janë dy skuadrat më të lidhura me Neymarin, por Paris Saint-Germain nuk është pajtuar ende me asnjë ofertë.

Ditëve të fundit është përfolur për një afrim të Barcelonës me ish-lojtarin e tyre dhe gjatë ditë në vijim mund të ketë diçka më shumë.

Ish- ylli i Barcelonës dhe Brazilit, Rivaldo beson që bashkatdhetari i tij e di se ai bëri një gabim kur la gjigantët spanjollë dhe mezi pret që të kthehet.

“Të gjithë e dinë se çfarë ndodhi me Neymarin. Largimi i tij nga Barcelona ishte i gabuar; ai kurrë nuk duhej të ishte larguar nga një prej klubeve më të mëdha në botë”.

“Por tani ai është në ankth të kthehet dhe të pranojë gabimin e tij”.

“Shpresoj që presidenti dhe anëtarët e tjerë të bordit të mos e lejojnë atë të shkojë në një klub tjetër dhe se gjithçka të zgjidhet me PSG dhe ai të mund të kthehet atje ku nuk duhej të ishte larguar kurrë”, ka shkruar Rivaldo në Instagram. 

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0

Zyrtari i Barcelonës pas takimit me kolegët e PSG-së: Jemi afër marrëveshjes për Neymarin

Shtyhet rikthimi i Messit te Barcelona, argjentinasi nuk do të kthehet deri pas pushimit ndërkombëtar

Shtyhet rikthimi i Messit te Barcelona, argjentinasi nuk do të kthehet deri pas pushimit ndërkombëtar