in

Shkëmbimi Arthur vs Pjanic: detajet nga marrëveshja

Loading...

Arthur – Pjanic: Pas shumë javësh negociata më në fund ka ardhur akordi tek të gjitha palët.

Juventusi dhe Barcelona do ta bëjnë njërin nga shkëmbimet më të mëdha në vitet e fundit.

Mesfushori brazilian Arthur Melo më në fund ka pranuar t’i bashkohet Juventusit.

Zonja e Vjetër do t’i paguajë Barcelonës 70 milionë euro për lojtarin, plus pesë milionë euro të tjera bonuse.

Nga ana tjetër ëndrra e madhe e Miralem Pjanic do të realizohet dhe boshnjaku do të transferohet te Barcelona.

Në fakt Pjanic prej kohësh ka arritur marrëveshje personale me katalunasit dhe pritej vetëm akordi mes dy klubeve.

Barcelona për 30-vjeçarin ka pranuar të paguajë 60 milionë euro në drejtim të kampionit aktual të Italisë.

Shkëmbimi Arthur vs Pjanic: detajet nga marrëveshja
Arthur Melo

Marrëveshja mes palëve është arritur që lojtarët të prezantohen pas përfundimit të sezonit në Serie A dhe La Liga.

Mesfushori brazilian Arthur do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me Juventusin, nga e cila do të fitojë pagë vjetore prej pesë milionë eurove neto në sezon.

Ndërsa marrëveshja personale e Pjanic me Barcelonën nuk është publikuar ende nga mediat në Spanjë dhe Itali. 

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Barcelona merr kreun e tabelës me fitoren ndaj Bilbaos

Barcelona merr kreun e tabelës me fitoren ndaj Bilbaos

Kur Messi fliste me fjalë të mëdha për Arthur Melon para se ky të transferohej te Juventusi

Kur Messi fliste me fjalë të mëdha për Arthur Melo para se ky të transferohej te Juventusi