Silva: E ndjej se Neymari do të qëndrojë në PSG

Loading...

Thiago Silva shpreson që Neymari do të qëndrojë me Paris Saint-Germainin, përkundër faktit që lidhet me një rikthim të mundshëm te Barcelona.

Sulmuesi brazilian po ashtu kërkohet edhe nga Real Madridi, mirëpo ende nuk ka ndonjë ofertë konkrete për lojtarin.

Silva ka thënë se dëshiron që bashkëkombësi i tij të qëndrojë në parkun e Princave dhe ta ndihmojë skuadrën në qëllimet e tyre për sezonin 2019/20 që tashmë ka filluar.

“Shpresoj që në fund të afatit kalimtar ai (Neymar) të qëndrojë me ne, natyrisht se na mungon. Mendoj se ai do të qëndrojë me ne pasi është një njeri shumë i mirë”, ka thënë mbrojtësi brazilian.

“Ne do të shikojmë se çfarë do të ndodhë deri në fund të afatit kalimtar, mirëpo ai e di se sa është i rëndësishëm për ne”, ka thënë më tej Silva.

PSG-ja është e gatshme ta lejojë rikthimin e Neymarit në Spanjë, mirëpo ka kërkuar nga të dyja skuadrat që të ofrojnë lojtar dhe një shumë të majme parash.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Zyrtare: Coutinho nënshkruan për Bayernin

Zyrtare: Coutinho nënshkruan për Bayernin

A është Busquets lojtari kyç në mesfushën e Barçës?

A është Busquets lojtari kyç në mesfushën e Barçës?