Statistika, analizë dhe parashikim: Barcelona – Real Madrid
in

Statistika, analizë dhe parashikim: Barcelona – Real Madrid

Loading...

Barcelona dhe Real Madridi do të luajnë sot (e mërkurë) ndeshjen e parë El Clasicos të sezonit 2019/20.

Katalunasit janë nikoqir të Mbretërve në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në La Liga, e cila zhvillohet në Camp Nou nga ora 20:00.

Lajme rreth ekipeve

Barcelona

Jordi Alba duhet të jetë në dispozicion edhe një herë pas lëndimit për të filluar në krahun e majtë për Barcelonën.

Ivan Rakitic pritet të fillojë një tjetër ndeshje si titullar në mesfushë, pasi ndihmoi për të stabilizuar skuadrën së fundmi.

Sergi Roberto pritet të startoj përpara Nelson Semedos në krahun e djathtë të mbrojtjes për nikoqirët.

Real Madrid

Ferland Mendy kthehet nga pezullimi për vizitorët dhe pritet të fillojë në krahun e majtë.

Federico Valverde pritet të fillojë në mesfushë për shkak të shfaqjeve të shkëlqyera të tij këtë sezon.

Gareth Bale sipas të gjitha gjasave do të jetë partner i Karim Benzema në sulm për ekipin e Zinedine Zidane.

Fakte

Barcelona ka shënuar të paktën 4 gola në 4 ndeshjet e tyre të fundit në shtëpi në La Liga.

Barcelona ka fituar në të dyja pjesët dhe në kohën e plotë në 6 ndeshjet e tyre të fundit në shtëpi në La Liga.

Ka pasur më shumë se tri gola të shënuara nga Barcelona në 7 ndeshjet e fundit në shtëpi në La Liga.

Real Madridi është i pamposhtur në shtatë ndeshjet e tyre të fundit në La Liga.

Barcelona është e pamposhtur në gjashtë ndeshjet e tyre të fundit kundër Real Madridit në të gjitha garat.

Analizë

Forma e shkëlqyeshme fituese e Barcelonës mori fund për herë të fundit kur Real Sociedadi e ndali me barazim 2-2 në Anoeta.

Vendasit janë të pamposhtur në tetë ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat dhe mbeten të pamposhtur në shtëpi gjatë gjithë sezonit.

Real Madridi është në një formë prej 11 ndeshjesh pa humbje në të gjitha garat.

ParashikimiBarcelona 2-1 Real Madrid

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0

Zidane: Barcelona ka Messin, por ne kemi ‘armët’ tona

Zidane është i pamposhtur në Camp Nou

Zidane është i pamposhtur në Camp Nou