Suarez po ec normalisht, mund të kthehet para kohe
in

Suarez po ec normalisht, mund të kthehet para kohe

Loading...

Luis Suarez mund t’i japë një shtytje të madhe Barcelonës, pasi mund të kthehet para kohës së caktuar.

Sulmuesi uruguaian aktualisht është duke u përballur me lëndimin e gjurit të djathtë, për të cilin i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike.

Para lëndimit, Suarez i kishte zhvilluar 23 ndeshje këtë sezon në të gjitha garat duke shënuar 14 gola për Blaugranët.

Pas operacionit pritej që 33-vjeçari të mungojë deri në fund të sezonit, mirëpo raportohet se ai mund të kthehet për disa ndeshje shumë të rëndësishme.

Burime të Goal kanë thënë se sulmuesi po rikuperohet më shpejt sesa është pritur dhe po e ec normalisht pa ndihmën e patericave. Prandaj, stafi mjekësor shpreson në kthimin e mëhershëm të tij.

Madje, ai vesoj se mund të kthehet për ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve (në muajin prill), nëse Barcelona arrin të kualifikohet në atë fazë. Njëherësh, Suarez mund të luajë në katër ndeshjet e fundit sezonale në La Liga.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0

Real Betis – Barcelona, formacionet zyrtare

Futbollisti i Barcelonës ishte hutuar duke luajtur video lojra saqë ishte grabitur dhe ai nuk e vuri re!

Futbollisti i Barcelonës ishte hutuar duke luajtur video lojra saqë ishte grabitur dhe ai nuk e vuri re!