in

BOSSBOSS Më pëlqenMë pëlqen

Talenti i Barcës, Ansu Fati e bën Rakiticin të duket si amator në stërvitje

Loading...

Ansu Fati është një lojtar që duhet ta mbajmë një shikim nga afër për të ardhmen, pasi në fundjavën e kaluar bëri për vete shumë futbolldashës.

Talenti 16-vjeçar hyri në histori të Barcelonës, pasi u bë lojtari më i ri që debuton për katalunasit në La Liga në fitoren 5-2 ndaj Real Betisit që nga viti 1941.

Fati, që i duhej leja e prindërve për t’u paraqitur te skuadra e parë e Blaugranasëve, luajti për vetëm 15 minuta të dielën e kaluar në Camp Nou, mirëpo që pushtoi ballinat e mediave më të mëdha botërore.

Talenti nga Guiena Bissau u inkuadrua në skuadrën e parë të Barcelonës shkaku i lëndimeve si, Lionel Messi, Ousmane Dembele dhe Luis Suarez.

Fati aktualisht ka filluar të stërvitet me skuadrën e parë të kampionëve të La Liga-së, derisa Ivan Rakitic do ta mbajë gjatë këtë emër në mendje.

Lëvizja e shpejtë e talentit 16-vjeçar e la të rrëzuar mesfushorin kroat që nuk arriti ta ndalte atë para porte.

Kujtojmë se Fati nuk ka shumë kohë që e ka nënshkruar kontratën e re te Barcelona, me një klauzolë rreth 100 milionë euro. 

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0

Victor Valdes: Duhej t’i blija talentit të Barcës, Ansu Fatit atlete të reja

Neymar i ka thënë PSG-së që dëshiron të kalojë vetëm te Barcelona

Neymar i ka thënë PSG-së që dëshiron të kalojë vetëm te Barcelona