in

Të dëshpëruar me humbjen dhe kokulur, futbollistët e Barcelonës largohen nga Lisbona

Të dëshpëruar me humbjen dhe kokulur, futbollistët e Barcelonës largohen nga Lisbona
Loading...

Të dëshpëruar me humbjen dhe kokulur, futbollistët e Barcelonës largohen nga Lisbona. Barcelona ka pësuar njërën nga humbjet më të rënda në histori të klubit në garat evropiane.

Kataluansit janë demoluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Bayern Munich që triumfoi me rezultat të thellë 8-2.

Dëshpërimi në kampin katalunas ka qenë i madh pas ndeshjes, por ai nuk ka kaluar as ditën e sotme.

Nga presidenti i klubit Josep Maria Bartomeu deri tek stafi teknik dhe lojtarët janë larguar nga hoteli ku po qëndronin në Lisbonë.

Fotot e publikuara nga Mundo Deportivo shihet qartë se lojtarët janë shumë të dëshpëruar me atë që ju ndodhi mbrëmjen e kaluar.

Askush nuk e kishte paramenduar një humbje kaq të rëndë të Barcelonës, ndërsa te klubi katalunas priten ndryshime të mëdha.

Trajneri Quique Setien nuk ofroi dorëheqjen, por ai pritet të shkarkohet, njëjtë sikur që pritet të ndodhë edhe me stafin e tij.

Lojtarët do të mbërrijnë në aeroportin e Barcelonës rreth orës 14:00, ku pastaj do të nisën për në pushime.

Të gjithë në klub janë në pritje të vendimeve nga presidenti Bartomeu, i cili paralajmëroi ndryshime të mëdha.

Pritet një revolucion i madh te Barcelona, pasi katalunasit mbyllen një vit pa asnjë trofe dhe kjo gjë kishte vite që nuk i kishte ndodhur.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

-1 points
Upvote Downvote

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Edhe sa do të durojë Messi? Rasti i rrallë për Interin që ta ofrojë argjentinasin, pasi klubi i tij dhe bashkëlojtarët po e ‘largojnë’

Edhe sa do të durojë Messi? Rasti i rrallë për Interin që ta ofrojë argjentinasin, pasi klubi i tij dhe bashkëlojtarët po e ‘largojnë’

Messi dëshiron të largohet – Barcelona tashmë i është përgjigjur argjentinasit

Lionel Messi dëshiron të largohet – Barcelona tashmë i është përgjigjur argjentinasit