in

Tifozët e PSG-së me mesazhe ofenduese kundrejt Neymarit, i thonë të largohet

Tifozët e PSG-së me mesazhe ofenduese kundrejt Neymarit, i thonë të largohet
Loading...

Tifozët e Paris Saint-Germainit e kanë sharë dhe ofenduar Neymarin gjatë ndeshjes së kampionit francez kundër Nimes.

Klubi kryeqytetas e filloi në mënyrën më të mirë sezonin e ri duke fituar me rezultat 3-0 dhe kështu e nisi rrugëtimin për mbrojtjen e titullit.

Porse, tifozët kanë shpalosur banerë me mesazhe kundrejt lojtarit që dikur e kanë admiruar. Ata i kanë kërkuar të largohet nga klubi i tyre.

(Foto: Twitter/Mirror Football)

Sulmuesi brazilian nuk u përfshi në skuadrën e Thomas Tuchel, duke qenë se dëshiron të kthehet sërish në Spanjë, nga ku edhe erdhi në vitin 2017.

Mirëpo, krahas ish-klubit të tij, Barcelona, thuhet se Real Madridi është klubi favorit për t’i siguruar shërbimet e 27-vjeçarit. 

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

-2 points
Upvote Downvote

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0

Realit i refuzohet oferta 91 milionë euro dhe Bale në shkëmbim për Neymarin nga PSG-ja

Interi rikthen interesimin kah Rakitiç