in

Valverde: Anfieldi është e kaluara, tani mendojmë për të tashmen

Loading...

Ernesto Valverde është parë tejet i qetë në konferencë për media para ndeshjes me Borussia Dortmundinnë kuadër të Ligës së Kampionëve.

Blaugranasit dhe skuadra gjermane do të përballen nesër (e martë) nga ora 21:00 në ‘Signal Iduna Park’ në Gjermani.

Valverde ka thënë se në këtë sezon do të tentojnë ta fitojnë Ligën e Kampionëve dhe disfata në sezonin e kaluar në Anfield ndaj Liverpoolit është e harruar.

messi anfield

“Unë pres një atmosferë të madhe në stadium, si gjithmonë që është në stadiumin tonë dhe pres një rival të madh që e ka fituar Superkupën e Gjermanisë e që është kandidat për ta fituar edhe Bundesligën”, ka thënë strategu i Barcelonës.

“Eliminimi në Ligën e Kampionëve në sezonin e kaluar? E kam thënë disa herë se një ditë e keqe mund të ju përjashtojë nga Liga e Kampionëve. Është një disfatë që është harruar tashmë dhe jemi të fokusuar nga e ardhmja”, ka shtuar më tej Valverde.

Barcelona është e fokusuar në triumfin e garës më të madhe në Evropë për klube, pasi tashmë është duke e dominuar La Liga-në për disa vite radhazi. 

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

GIPHY App Key not set. Please check settings

Po ngarkohet...

0
antonio conte

Conte: Barcelona nuk e dëshironte Interin në grup

Analizë dhe parashikim: Dortmund – Barcelona

Analizë dhe parashikim: Dortmund – Barcelona