in

Valverde: Kam shpresa të mëdha te partneriteti i Griezmannit me Messin

Loading...

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka folur për pritjen e tij në lidhje me partneritetin më mes të Antoine Griezmann dhe Lionel Messin.

Griezmann, i cili përfundoi lëvizjen e tij të diskutueshme prej 120 milionë eurosh nga Atletico Madridi në fillim të këtij muaji, është bashkuar me skuadrën në turneun para-sezonal në Japoni.

Megjithatë, argjentinasi Messi nuk ka udhëtuar fare pasi klubi i dha atij një pushim shtesë pas impenjimit në Copa America.

Messi dhe Luis Suarez pritet të kthehen në stërvitje të plotë në fillim të gushtit dhe Valverde është i bindur se treshja do të krijojë një lidhje të menjëhershme.

“Lojtarët e mirë tentojnë të kuptojnë njëri-tjetrin shpejt në fushë”.

“Ne do të presim e të shohim, por unë kam shpresa të mëdha”, ka deklaruar Valverde.

Ndryshe, edhe Griezmann ka deklaruar para disa ditësh se mezi pret të stërvit dhe të luajë çdo ditë me Messin.


Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

-1 points
Upvote Downvote

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Dortmundi ofertë zyrtare në drejtim të Barcelonës për Malcom

Dortmundi ofertë zyrtare në drejtim të Barcelonës për Malcom

Barcelona pranë transferimit të Junior Firpos

Barcelona pranë transferimit të Junior Firpos