Vazhdon forma e dobët e Barcelonës. Në tabelë mund të shihet vetëm me iPhone 12!

Vazhdon forma e dobët e Barcelonës. Në tabelë mund të shihet vetëm me iPhone 12!
Loading...

Barcelona nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë te Deportivo Alavesi pasi ka barazuar 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në La Liga.

Ekipi i Ronald Koeman nuk ka arritur t’i kthehet fitores as pas dy humbjeve radhazi, pasi morën vetëm një pikë në udhëtim te Alavesi.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim total të Barcelonës, por edhe përkundër rasteve nga Ansu Fati (13’) dhe Lionel Messi (23’, 45+) nuk arritën ta gjejnë golin.

Atë që nuk e bënë katalunasit e bënë vendasit e Alavesit, të cilët në minutën e 31-të arritën të shënojnë me anë të Luis Rioja, i cili shënoi për 1-0 pas një gafe amatore të portierit Neto.

Në pjesën e dytë, Barcelona rriti sulmet dhe dominimin në tentim për të kthyer rezultatin, por maksimumi ishte një gol i shënuar për një pikë.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 63-të dhe ishte Antoine Griezmann, i cili shënoi gol të bukur me parabolë për 1-1.

Deri në fund të ndeshjes, Barcelona pati edhe shumë raste tjera, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat dhe në fund ndeshja u mbyll baras.

Pas këtij barazimi, Barcelona e sheh veten në pozitën e 12-të me tëtë pikë, po aq pikë sa ka edhe Alavesi një pozitë më poshtë.

Në ndeshjen e ardhshme, Barcelona e pret në shtëpi Real Betisin, ndërsa Alavesi luan në udhëtim te Levante.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Guardiola përjashton mundësinë e kthimit: “Koha ime si trajner i Barcelonës ka mbaruar”

Guardiola përjashton mundësinë e kthimit: “Koha ime si trajner i Barcelonës ka mbaruar”

Neymari nuk e do rikthimin te Barcelona – afër rinovimit të kontratës me PSG-në

Neymar nuk e do rikthimin te Barcelona – afër rinovimit të kontratës me PSG-në