Interi është pranë kompletimit të transferimit të Arturo Vidalit, i cili tashmë i ka kryer ekzaminimet mjekësore tek Interi.
Mesfushori kilian është larguar nga Barcelona për t’u kthyer në Serie A, ku do të ribashkohet me trajnerin Antonio Conte.
Sky Sport Italia ka njoftuar se futbollisti kishte arritur në qendrën CONI mëngjesin e të hënës, ku i kishte filluar testet mjekësore.
🤳 | SALUTO
— Inter (@Inter) September 20, 2020
👋 @kingarturo23 😉 pic.twitter.com/G8cHdMBMFs
Më pas, ka udhëtuar në Humanitas, ku ka qëndruar deri në orën 10:30 për t’i kompletuar ekzaminimet e domosdoshme para se të nënshkruajë për zikaltrit.
Marrëveshja pritet të nënshkruhet gjatë ditës së sotme (e hënë) në zyrtar e Interit.
GIPHY App Key not set. Please check settings