in

VIDEO: Jose Mourinho duke folur për Lionel Messin dhe mënyrat se si u mundua ta ndalonte

Loading...

Çdo klub që është kundërshtar i Barcelonës, zakonisht i jep përparësi një gjëje: ndalimin e Lionel Messi.

Është provuar ndër vite që është një detyrë gati e pamundur, me Messin që prish çdo plan të lojës së kundërshtarit. Argjentinasi edhe këtë vit arriti kuotën e mbi 50 golave, të fundit të shënuar në fitoren 4-1 ndaj Alaves.

Trajnerët kanë vite që kërkojnë të gjejnë një mënyrë për ta ndalur atë, por ai gjithmonë ia del.

Inter Milan manager Jose Mourinho gestures to Barcelona’s Lionel Messi

Me këtë punë është marr edhe Jose Mourinho. Trajneri portugez e kishte detyrë të luajë kundër Messit shumë herë gjatë kohës sa ishte trajner i Real Madridit. Ndeshje ka pasur ndaj argjentinasit edhe kur ishte te Chelsea dhe Inter.

Në një intervistë të pa publikuar, Mourinho flet për përpjekje që bënte për ta ndalur Messin.

“Kam luajtur kundër Messit me Chelsean, Interin dhe Real Madridin. Me ekipe të ndryshme, me qasje të ndryshme, me qëllime të ndryshme. Ndonjëherë të fitosh dhe nganjëherë të mos humbasësh. Ndonjëherë për të kthyer rezultatin dhe herë të tjera për të mbajtur rezultatin”.

“Është i pasur, shumë i pasur. Ky njeri me të vërtetë është në majë të majave”.

“Është e mrekullueshme dhe dramatike në të njëjtën kohë. Një dramë”.

Ai tregon se si është munduar ta deshifrojë lojën e tij, duke u përpjekur të deshifroj zonat e tij të veprimit dhe pikat nga ku mund t’i bëjë dëme ekipit të tij.

“Dramatike është sepse është një akumulim i situatave, hapësirave të ndeshjes, zonave, një sërë mundësish, që është, në të vërtetë, e vështirë”.

“Është gjithashtu e mrekullueshme sepse na detyron të mendojmë, na detyron të studiojmë, na detyron të analizojmë, na detyron të vendosim dhe kjo na bën trajnerë më të mirë”, ka thënë Mourinho.

Intervista ishte pjesë e një dokumentari në të cilën Mourinho flet për taktikat që e ndihmuan atë të mposhtte Barcelonën e Pep Guardiolas, 2-1 në Camp Nou për ta fituar titullin e La Ligas për sezonin 2011/12.

Mourinhos iu është dashur të futet thellë në mendime që ta ndal Messin, por ai e ka shijuar shumë sfidën – dhe madje është falënderues për numrin 10 të Barcelonës që e bëri atë një trajner më të mirë.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Valverde bllokon shitjen e Vidalit

Valverde bllokon shitjen e Vidalit

Barça ndan buxhetin për blerje në afatin e janarit, vendosin edhe për objektivat dhe shitjen e mundshme

Barça ndan buxhetin për blerje në afatin e janarit, vendosin edhe për objektivat dhe shitjen e mundshme