in

Alaba, objektivi kryesor i Barcelonës për mbrojtjen

Alaba, objektivi kryesor i Barcelonës për mbrojtjen
Loading...

David Alaba ka përfunduar në listën e dëshirave të Barcelonës për t’u transferuar këtë afat kalimtar të verës.

Barcelona është ende në kërkim të përforcimeve para sezonit të ri, pasi duan të ketë një sezon sa më të mirë dhe të jenë konkurrent kryesor për trofe.

Sipas gazetës katalunase Mundo Deportivo, Blaugranët kanë identifikuar mbrojtësin e Bayern Munichut, Alaba, si objektivin kryesor të mbrojtjes.

Kampionët spanjollë duan që mbrojtësi austriak të sigurojë konkurrencë për Jordi Albin në Camp Nou dhe ai thuhet se është i hapur për kalimin.

Kampionët gjermanë tashmë kanë nënshkruar me Lucas Hernandez për 80 milionë euro nga Atletico Madrid këtë verë dhe Alaba nuk është më titullar fiks.

Ndryshe, Alaba ka shënuar tre gola dhe tri asistime në 31 paraqitje në Bundesliga sezonin e kaluar. për mandatin e kaluar të Bayernit. 

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Babai i Neymarit drejt Torinos, braziliani mund të transferohet te Juve

Neymar te Juventusi – babai i tij do të udhëtojë drejt Torinos!?

Griezmann: Mezi pres të luaj me Messin, jam i ngazëllyer për ta parë atë çdo ditë