in

Antoine Griezmann do të jetë futbollist i ri i Barcelonës

Kampionët aktual të Spanjës kanë arritur që të sigurojnë fondet për të paguar klauzolën e lojtarit francez.

Siç ka raportuar e përditshmja katalunase Mundo Deportivo, Barcelona do ta paguajë klauzolën e Griezmann të premten në mëngjes (nesër).

Gjiganti katalunas do të dërgojë ofertën prej 120 milionë euro në drejtim të Atleticos për ta paguar klauzolën e yllit francez.

Edhe pse do të paguhet klauzola e lojtarit nesër, zyrtarizimi nuk do të vije derisa La Liga të vërtetojë pagesën e këtij transferimi.

Griezmann do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me Barcelonën ku do të qëndrojë në Camp Nou deri në vitin 2024.

Kujtojmë që sulmuesi francez është duke i bojkotuar stërvitjet me klubin e tij Atletico Madrid pasi dëshiron me çdo kusht kalimin te Barcelona.



Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0

Komente

0 komente

Rivaldo: Topi i Artë për këtë vit i takon Messit

Van Dijk refuzon ofertën e Barcelonës

Van Dijk refuzon ofertën e Barcelonës