in

Avokati i Griezmannit në selinë e La Ligas, francezi brenda ditës pritet të zyrtarizohet te Barca

Avokati i Griezmannit në selinë e La Ligas, francezi brenda ditës pritet të zyrtarizohet te Barca
Loading...

Transferimi i sulmuesit francez te Barcelona është gati të zgjidhet. Avokati i lojtarit do të paguajë klauzolën prej 120 milionë eurove.

Pas një muaji e gjysmë spekulimesh që kur konfirmoi largimin ndaj Atletico de Madrid, sot është bërë hapi më i parashikuar: avokati i Antoine Griezmannit ka mbërritur vetëm dhe tashmë gjendet brenda selisë së LaLigas për të depozituar klauzolën lirimit të klientit të tij prej 120 milionë eurove.

Barcelona do të njoftojë menjëherë se ka arritur marrëveshje pesëvjeçare me reprezentuesin e Francës.

Kjo do t’i japë fund një operacioni prej pothuajse dy vjetësh që është theksuar në muajin e kaluar dhe pas njoftimit të francezit më 14 maj se nuk do të jetë pjesë e madrilenëve.

Barça pritet të bëjë zyrtarin e nënshkrimit në orët e ardhshme dhe gjithçka do të jetë e gatshme që Griezmann të paraqitet në Camp Nou të dielën.

Sipas informacionit të fundit, do të jetë prapa dyerve të mbyllura pasi që fusha është në ndërtim e sipër.

Ndryshe, Griezmann ka fituar një titull të La Ligas si dhe po aq të Copa del Rey me Atleticon.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0

Çmimet dhe lojtarët që dëshiron t’i shesë Barcelona për të blerë Neymarin

Zyrtare: Antonie Griezmann transferohet te Barcelona