in

Babai i Neymarit do të takohet me drejtuesit e Juventusit

Loading...

Mediat italiane raportojnë që babai i Neymarit, Neymar Santos Senior do të takohet me drejtorin sportiv të Juventusit, Fabio Paratici në Torino.

Lidhjet befasuese mes Neymarit dhe Juventusit filluan të shfaqen të mërkurën në mëngjes,  kur gazeta Mundo Deportivo pretendoi se ylli i Paris Saint-Germainit kishte nxjerrë në pah Bianconerët si një destinacion tjetër i mundshëm.

Gazetari i mediumit Rai Sport, Paolo Paganini ka raportuar tashmë që një takim do të zhvillohet mes Neymar Sr dhe Paratici, edhe pse ai thekson se tani është vetëm “eksplorues” në këtë fazë.

Babai i Neymarit do të takohet me drejtuesit e Juventusit
Neymar së bashku me babanë e tij (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

27-vjeçari u bë lojtari më i shtrenjtë në botë kur u bashkua me PSG-në nga Barcelona në verën e vitit 2017 për 222 milionë euro, por që nga transferimi gjithmonë është lidhur me largim.

Ai ka shënuar 51 gola në 58 ndeshje për gjigantët francezë, duke fituar dy tituj të Ligue 1, por koha e tij në klub është lënë në hije nga lëndimet dhe shkëlqimi i Kylian Mbappe.

Braziliani tani dëshiron të largohet nga klubi, me një kthim në Barcelonë që është më së shumti duke u diskutuar, megjithatë ka shumë vështirësi të ndodh ky transferim. 

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Stafi mjekësor i Barcës rekomandon të mos transferohet Neymari!

Stafi mjekësor i Barcës rekomandon të mos transferohet Neymari!

Neymar detyrohet të paguajë tatime në Spanjë në vlerë prej 35 milionë eurove