in

Barca planifikon të grumbullojë 150 milionë euro nga shitja e disa lojtarëve

Loading...

Barcelona është e hapur që të shesë disa prej futbollistëve gjatë këtij afati kalimtar, në mënyrë që të grumbullojë fonde.

Sipas ESPN FC, Balugranët shpresojnë të grumbullojnë rreth 150 milionë euro nga shitjet në afatin kalimtar veror.

Për këtë arsye, klubi katalunas është në kërkim të klubeve të interesuara për shërbimet e lojtarëve që nuk bëjnë pjesë në planet e skuadrës për sezonin e ri.

Të tillë janë Philippe Coutinho, Malcom dhe Rafinha Alcantara, të cilët kanë dështuar të tregohen të rëndësishëm në Camp Nou.

Njëherësh, Barca është e hapur për shitjen edhe të lojtarëve, si Ivan Rakitic, Samuel Umtiti e Arturo Vidal, në rast të ndonjë oferte shumë të mirë. 

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0

Antoine Griezmann po kthehet në çështje, presidenti i La Ligas mund ta bllokojë transferimin e tij te Barcelona

Bartomeu bisedon direkt me Al-Khelaifi: Nëse vendosni ta shisni Neymarin, ne jemi gati