in

Barca rikthen besimin te Todibo pasi dështoi në De Ligtin dhe Lindelofin

Barca rikthen besimin te Todibo pasi dështoi në De Ligtin dhe Lindelofin
Loading...

Barcelona është duke e kërkuar me ngulm një mbrojtës qendror në këtë afat kalimtar, ndërsa ka dështuar në transferimin e Matthijs de Ligt nga Ajaxi dhe Victor Lindelofit të Manchester Unitedit.

Kampioni i La Liga-së, do të kërkojë një mbrojtës qendror deri në fund të afatit kalimtar, mirëpo opsionet më të mira të tyre, ka plane të tjera.

Sipas Mundo Deportivo, nëse skuadra katalunase nuk arrin ta transferojë një mbrojtës qendror deri në fund të afatit kalimtar, atëherë do t’ia jap shansin Jean-Clair Todibo.

Barca ishte shumë afër që ta transferonte mbrojtësin holandez, mirëpo lojtari përfundimisht po kalon te Juventusi, derisa edhe Mino Raaiola e k konfirmuar një gjë të tillë.

Në anën tjetër, Djajtë e Kuq kanë refuzuar që ta shesin mbrojtësin suedez, e që Blaugranasit tani do të mbështeten në 19-vjeçarin e tyre.

Barcelona e transferoi Todibon nga Toulouse, ndërsa shihet si një lojtar që ka të ardhme të ndritur në futboll.



Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0

Carvajal jep përgjigje interesante kur pyetet se a është më i mirë Ronaldo apo Messi

PSG nuk i dëshiron Coutinhon e Dembelen, kërkon mbi 222 milionë euro për Neymar