in

HAHAHAHAHAHA

Barcelona apelon dënimin më qesharak në histori të futbollit

Kampioni në fuqi i Spanjës, Barcelona ka marrë një dënim qesharak nga Federata e futbollit spanjoll.

Katalunasit ishin paditur nga Atletico Madrid për transferimin e sulmuesi francez, Antoine Griezmann.

FFS i ka shqiptuar ditën e sotme Barcelonës një dënim qesharak, duke e dënuar atë me vetëm 300 euro.

Edhe pse është një dënim modest, Barcelona nuk e ka pranuar atë.

26 herë kampionët e Spanjës kanë vendosur që të apelojnë dënimin në Federatën e Spanjës.

‘Mundo Deportivo’ ka shkruar se Barcelona është e vendosur mos ta pranojë këtë dënim pasi nuk ka asnjë provë për t’i dënuar ata.

Kjo për shkak që katalunasit nuk dëshirojnë ta dëmtojnë imazhin e klubit duke pranuar dënimin.

Në anën tjetër Atletico Madrid pretendonte të fitonte 80 milionë euro të tjera.

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0

Komente

0 komente

Reagon FIFA: Nuk ka asnjë falsifikim të votave, Messi e fitoi me meritë çmimin

Valverde flet për situatën e Messit: Nuk e di kur kthehet