in

Barcelona bëri përpjekjen e fundit për De Ligt, por ai zgjodhi Juventusin

Loading...

Barcelona bëri një përpjekje të fundit të dëshpëruar për të rrëmbyer Matthijs de Ligt, i cili pritet të kryej sot (e hënë) testet mjekësore për t’u transferuar te Juventusi.

Mbrojtësi i Ajaxit kishte pranuar kushtet personale të Juves javë më parë dhe dy klubet gjithashtu me sa duket kanë arritur marrëveshje për një pagesë transferimi për 65 milionë euro plus bonuse.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu e thirri De Ligt personalisht për të kërkuar një takim me të, për të cilin o njoftua edhe agjenti i holandezit, Mino Raiola.

Në këtë pikë, Raiola i tha Barcelonës se një takim mund të ndodhë vetëm nëse ata përputhen si me tarifën e transferimit të Juventusit ashtu edhe me kushtet personale.

Megjithatë, Blaugranët u tërhoqën dhe përfundimisht braktisën shpresat e tyre për nënshkrimin ne De Ligt.

19-vjeçari pritet të arrij në Torino këtë mbrëmje, kështu që ai mund t’i nënshtrohet testeve mjekësore nesër (e martë) në mëngjes.

Juventusi shpreson të kryej transferimin me këtë datë, pasi është një vit nga dita që Cristiano Ronaldo u ul në aeroportin e Caselle. 

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0

Dhjetë enigmat e Barcës për sezonin e ri – nga formacioni i mundshëm, deri te rikthimi i Neymarit

Barca me kredit e ka blerë Griezmannin, nuk ka asnjë cent për Neymarin!

Barca me kredit e ka blerë Griezmannin, nuk ka asnjë cent për Neymarin!