in

Barcelona e varur nga një lojtar, pa të në fushë katalanasit janë pa identitet!

Barcelona e varur nga një lojtar, pa të në fushë katalanasit janë pa identitet!
Loading...

Barcelona u pa qartë që nuk ishte në ditë të mirë mbrëmjen e “El Clasico”, me Realin që krijoi më shumë dhe pati më shumë raste në “Camp Nou”.

Ekipi blaugrana vuajti shumë presingun e “Los Blancos” të cilët duket e kishin përgatitur sfidën deri në detaje.

Përveç kësaj, Barça vuajti edhe uljen në stol të një prej lojtarëve më të rëndësishëm. Bëhet fjalë për Sergio Busquets, nga i cili, duket se katalanasit kanë krijuar një lloj varësie. Sa herë mungon Busquets, ose ulet në stol, ekipi nuk shkëlqen.

Tre humbjet që koleksionon Barcelona në kampionat kanë qenë takime që Sergio Busquets e ka nisur nga stoli. Humbjet me Bilbaon, Granadën dhe Levanten, kanë një të përbashkët:

Mesfushori dhe “regjisori” i ekipit ka qenë në stol! Si titullar, Busquets nuk njeh asnjë humbje këtë sezon, duke konfirmuar rëndësinë e tij në ekip. Kështu, Valverde duhet të bëjë mirë llogaritë, nëse mendon ta ulë përsëri në stol 31-vjeçarin.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Ter Stegen paralajmëron largimin nga Barcelona

Ter Stegen paralajmëron largimin nga Barcelona

Barcelona i ofron Messit rinovimin e kontratës

Barcelona i ofron Messit rinovimin e kontratës