Inter do të udhëtojë drejt Barcelonës, këtë të mërkurë, për ndeshjen e dytë të grupeve të Champions League.
Në kampin e katalanasve ka tepër tension sa i përket lojtarëve të dëmtuar, ku Lionel Messi, Jordi Alba dhe Ousmane Demebele ishin jashtë në ndeshjen e fundit.
Për francezin duket se nuk ka shanse që të jetë gati për sfidën ndaj zikaltërve, ndërsa sot gazeta spanjolle “AS” ka shkruar se Messi dhe Alba kanë kryer stërvitje të diferencuar nga skuadra, por kanë qenë në fushë.

Nesër do të jetë dita e tyre për t’u bashkuar me grupin dhe me të gjitha mundësitë do të jenë gati për ndeshjen ndaj Interit.
GIPHY App Key not set. Please check settings