in

Barcelona kurrë më afër transferimit të Willianit

Barcelona nuk po heq dorë nga transferimi i Willianit nga Chelsea.

Skuadra katalunase ka kohë që po e kërkon anësorin brazilian, mirëpo The Blues i kanë refuzuar disa oferta të tyre.

Blaugranasit janë të vendosur që ta transferojnë Willianin nga Chelsea pas katër vitesh tentimi për ta marrë në Camp Nou, raporton Mundo Deportivo.

Sipas mediumit spanjoll, kampioni i La Liga-së ishte i interesuar për brazilianin për një dekadë, qysh në kohën kur luanë në Ukrainë te Shakhtar Donetsk.

Katalunasit janë të vendosur ta transferojnë Willianin me parametra zero, pasi kontratë e tij skadon në verën e ardhshme.

Chelsa nga ana tjetër nuk ka shprehur gatishmëri që t’i vazhdojë kontratën brazilianit, andaj mund të largohet si lojtar i lirë nga Stamford Bridge. 


Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0

Komente

0 komente

Manchester United planifikon të dërgojë një ofertë të lartë për Dembelen

Manchester United planifikon të dërgojë një ofertë të lartë për Dembelen

Notat e lojtarëve: Getafe 0-2 Barcelona, Arthur Melo më i miri