Barcelona po e mendon largimin e Riqui Puig
in

Barcelona po e mendon largimin e Riqui Puig

Loading...

Barcelona po mendon që t’i largojë disa lojtarë në këtë afat kalimtar, pasi në disa pozicione kanë dy apo më shumë lojtarë.

Skuadra katalonase thuhet se është duke punuar që ta largojë në këtë afat mesfushorin Riqui Puig në formë huazimi.

Mesfushori i talentuar pritet të largohet në këtë javë nga skuadra katalunase te ndonjë skuadër nga La Liga, në mënyrë që të fitojë më shumë përvojë.

Sipas asaj që raporton Marca, lojtari 19-vjeçar ka shanse minimale që të luajë në sezonin e ri te Blaugranasit, pasi në mesfushë janë pesë emra standard.

Frenkie de Jong, Arthur Melo, Ivan Rakitic, Arturo Vidal dhe Sergio Busquets, janë të preferuarit e Ernesto Valverdes për të bërë rrotacione në mesfushën e katalunasëve.

Kështu, Riqui Puig do të kalojë te ndonjë skuadër nga La Liga në mënyrë që të fitojë më shumë eksperiencë dhe të ketë më shumë minuta në dispozicion.



Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Lojtarët e Real Madridit ftojnë Neymarin t’u bashkohet në Bernabeu

Lojtarët e Real Madridit ftojnë Neymarin t’u bashkohet në Bernabeu

Betejat e transferimeve mes Real Madridit dhe Barcelonës: Nga Beckham e Villa deri te Neymar

Betejat e transferimeve mes Real Madridit dhe Barcelonës: Nga Beckham e Villa deri te Neymar