in

Barcelona tentoi disa herë në verë ta transferonte Lindelofin

Barcelona ka bërë disa oferta në afatin kalimtar veror për transferimin e mbrojtësit të Manchester United, Victor Lindelof.

Kampioni i La Liga-së tentoi ta transferonte mbrojtësin suedez në këtë verë që shkoi, pasi dështuan ta transferonin Matthijs De Ligtin që kaloi te Juventusi.

Agjenti i 25-vjeçarit, Hasan Cetinkaya ka zbuluar se Blaugranasit tentuar ta transferonin agjentin e tij në disa raste.

“Lindelof ishte në mesin e lojtarëve më të mirë në sezonin e kaluar te United dhe disa klube që janë për momentin më të mirë se United, kanë bërë disa oferta”, ka thënë ai.

“Kur De Ligt u transferua te Juventusi, Barcelona tentonte ta transferonte Lidelofin si zgjedhjen e tyre të parë. ADN-ja e tij është e afërt me lojën e tyre”.

“Ata u takuan me Ed Woodwardin, mirëpo bisedimet u ndaluan, pasi klubi u kishte bërë të qartë se nuk do ta shesin dhe se është lojtari i tyre më i mirë”, ka shtuar më tej Cetinkaya.

Lindelof ditë më parë e ka vazhduar kontratën me Djajtë e Kuq edhe për pesë vitet të tjera shkaku i formës së mirë që tregoi në sezonin e kaluar. 

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0

Komente

0 komente

Dembele në dyshime për ndeshjen ndaj Interit në Ligën e Kampionëve

Dembele në dyshime për ndeshjen ndaj Interit në Ligën e Kampionëve

Pique: Të bashkuar, ose do të bëjmë vetvrasje këtë sezon

Pique: Të bashkuar, ose do të bëjmë vetvrasje këtë sezon