in

Bartomeu ka konfirmuar se Setien e Abidal janë shkarkuar nga Barcelona

Bartomeu ka konfirmuar se Setien e Abidal janë shkarkuar nga Barcelona
Loading...

Josep Bartomeu ka konfirmuar se Quique Setien nuk do të jetë më trajner i Barcelonës, pasi është shkarkuar – raporton Tiempo de Juego.

Pas eliminimit turpërues nga Bayern Munichu me rezultat 8-2 në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, klubi katalunas ka vendosur të bëjë ndryshime rrënjësore.

Presidenti Bartomeu raportohet se ka konfirmuar shkarkimin e Setien, derisa atij do t’i bashkohet edhe drejtori sportiv Eric Abidal.

Trajneri ishte në krye të skuadrës për shtatë muaj, mirëpo qysh nga fillimi, kishte dilema nëse ai do të rikthente nivelin e lartë të skuadrës.

Në anë tjetër, Abidal me kritika ndaj lojtarëve kishte nxitur reagimin e ashpër të Lionel Messit që i kishte thënë që më mirë t’i shikonin punët e tyre.

Setien pritet të zëvendësohet nga Ronald Koeman që tashmë është parë në aeroportin e Katalunisë. 

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Ronald Koeman shihet në aeroportin e Barcelonës – marrëveshja pritet të nënshkruhet shumë shpejtë

Ronald Koeman shihet në aeroportin e Barcelonës – marrëveshja pritet të nënshkruhet shumë shpejtë

Zyrtare: Barcelona shkarkon Quique Setienin

Zyrtare: Barcelona shkarkon trajnerin Quique Setién