in

Busquets pas fitores ndaj Granadas: Barcelona mund t’i fitojë të gjithë trofetë me Setien

Busquets pas fitores ndaj Granadas: Barcelona mund t’i fitojë të gjithë trofetë me Setien
Loading...

Sergio Busquets ka thënë se Barcelona mund t’i fitojë të gjithë trofetë nën urdhrat e Quique Setien.

Katalunasit fituan 1-0 ndaj Granadas në Camp Nou me golin e shënuar nga Lionel Messi për të qëndruar në krye të tabelës me Real Madridin.

Busquest beson se Barcelona mund t’i fitojë të gjithë trofetë në këtë sezon nën urdhrat e trajnerit të ri.

“Ne ndihemi mirë në fund të ndeshjes. Mendoj se mbi të gjitha kemi luajtur mirë”, ka thënë ai pas ndeshjes.

“Ne nuk e krahasojmë trajnerin e ri me të kaluarin. Ne jemi me Setienin dhe do të tregojmë atë çfarë na kërkon ai”.

“Në këtë moment që jemi, ne mund t’i fitojmë të gjithë titujt që jemi në garë”, ka shtuar më tej Busquets.

Pas javës së 20-të, Barcelona është lider me 43 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi në të dytin, ndërsa në xhiron e 21-të do të ketë punë me Valencian. 

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Quique Setien debuton me fitore te Barcelona, Messi shënoi golin e vetëm ndaj Granadas

Quique Setien debuton me fitore te Barcelona, Messi shënoi golin e vetëm ndaj Granadas

Lionel Messi ka shënuar 500 gola në 500 ndeshjet e fundit – statistikat e tij janë fenomenale në fitimin e ndeshjeve