Cristiano Ronaldo mungon në ndeshjen ndaj Barcelonës, ende pozitiv me COVID-19

Cristiano Ronaldo mungon në ndeshjen ndaj Barcelonës, ende pozitiv me COVID-19
FILE PHOTO: Soccer Football - UEFA Nations League - League A - Group 3 - France v Portugal - Stade De France, Paris, France - October 11, 2020 Portugal's Cristiano Ronaldo reacts REUTERS/Gonzalo Fuentes/File Photo
Loading...

Cristiano Ronaldo përsëri ka rezultuar pozitivisht me COVID-19, shkruan Sky Sport Italia, dhe për këtë arsye ai humbet ndeshjen mes Juventusit dhe Barcelonës të mërkurën.

Ronaldo ka qenë në vetë-izolim që prej testimit pozitiv më 13 tetor, ndërsa ishte në detyrë me Kombëtaren e Portugalisë. Ai u kthye në Torino me një fluturim privat në përputhje me rekomandimet nga autoritetet lokale.

Ai ishte asimptomatik gjatë gjithë kohës, kështu që gjithçka që kërkonte ishte një test negativ që kërkohet nga UEFA të paktën 24 orë para fillimit të ndeshjes.

Cristiano Ronaldo mungon në ndeshjen ndaj Barcelonës, ende pozitiv me COVID-19

Klubi i ka ofruar UEFA-s një deklaratë mjekësore që konfirmonte se lojtari ishte pa simptoma.

Sidoqoftë, Sky Sport Italia shkruan këtë mbrëmje se rezultati i testit të fundit është ende pozitiv me COVID-19.

35-vjeçari nuk ka luajtur që nga barazimi 0-0 i Portugalisë me Francën më 11 tetor.

Shumë kishin pritur me padurim betejën mes tij dhe Lionel Messit.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

-1 points
Upvote Downvote

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Bartomeu jep dorëheqje si president i Barcelonës

Bartomeu jep dorëheqje si president i Barcelonës!

Bartomeu shpjegon arsyen e dorëheqjes nga posti i presidentin të Barcelonës: Në muajt e fundit mora fyerje dhe kërcënime me familje

Bartomeu shpjegon arsyen e dorëheqjes nga posti i presidentin të Barcelonës