in

Dani Alves, kushti i Neymarit për t’u rikthyer te Barcelona

Dani Alves, kushti i Neymarit për t’u rikthyer te Barcelona

Tashmë është bërë e ditur dëshira e Neymarit që të rikhthehet te Barcelona, mirëpo ai ka vënë edhe si kusht po ashtu rikthimin e Dani Alvesit.

Mbrojtësi brazilian është aktualisht lojtar i lirë, pasi kontrata me Paris Saint-Germainin skadoi më 30 30 qershor, andaj bashkëkombësi i tij e do atë në Spanjë.

Jo vetëm Neymari e do rikthimin e 36-vjeçari në La Liga, siç raportohet nga Sport edhe Lionel Messi e ka kërkuar po ashtu rikthimin e mbrojtësit të krahut.

Rikthimi i Alvesit te Barcelona nuk do të ishte ide e keqe, pasi forma që po e tregon në Kupën e Amerikës, i ka impresionuar të gjithë.

Blaugranasit aktualisht nuk kanë një mbrojtës të djathtë të nivelit të lartë, andaj braziliani do të ishte ideal për atë pozitë, duke ditur poashtu që ka kaluar edhe tetë vite në Spanjë.

Nelson Semedo dhe Sergi Roberto, janë dy lojtarët që i mbajnë ato dy pozicione, mirëpo katalunasit po mendojnë të heqin dorë nga portugezi, e që do të zëvendësohej nga Alves.

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0

Komente

0 komente

Frankie De Jong

Frenike De Jong arrin në Barcelonë: I lumtur që jam këtu, do të luaj me Messin

Dani Alves është futbollisti i parë që fiton 40 trofe

Dani Alves është futbollisti i parë që fiton 40 trofe