Barcelona do të mundohet ta harrojë sa më shpejtë humbjen nga Granada (2-0) dhe situatën rreth trajnerit Ernesto Valverde.
Ka shumë raportime që Barcelona është duke e menduar shkarkimin e tij dhe ndeshjet e radhës do të jenë vendimtare.
Por një lajm i mirë në kampin e Barcelonës ka ardhur sot, pasi Ousmane Dembele është tubuar me ekipin dhe do të jetë i gatshëm për sfidën me Villarrealin.
Ai mungon nga ndeshja me Athletic Bilboan, shkaku i një dëmtimi në muskuj.
Barca e ka publikuar skuadrën për ndeshjen e së martës, ku shihet rikthimi i francezit.
Edhe Lionel Messi do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje, pasi ndaj Granadas, luajti vetëm për 45 minuta.
GIPHY App Key not set. Please check settings