in

Dortmundi ofertë zyrtare në drejtim të Barcelonës për Malcom

Loading...

Sulmuesi brazilian Malcom u transferua verën e vitit të kaluar me shumë bujë te Barcelona.

Lojtari ishte afër kalimit te Roma, por në fund katalunasit ofruan më shumë duke i’a marrë nga duart lojtarin Giallorosëve.

Por aventura e Malcom te Barcelona ka qenë zhgënjyese, pasi lojtari nuk i ka arritur pritshmëritë.

Kësisoj Barcelona po kërkon një blerës për të dhe duke se Borussia Dortmund do të jetë skuadra e re e brazilianit.

Nën kampioni i Gjermanisë ka ofruar 42 milionë euro për transferimin e brazilianit në Signal Iduna Park.

Mbetet të shihet nëse Barcelona do ta pranojë këtë ofertë, pasi shanset që Malcom të luaj edicionin e ardhshëm janë minimale pas transferimit të Griezmann.

Gjithsesi në garë për 22-vjeçarin mbeten edhe dy skuadrat angleze Arsenal dhe Everton.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Gjest i madh i Barcelonës, i ofron kontratë të përjetshme Messit

Gjest i madh i Barcelonës, i ofron kontratë të përjetshme Messit

Valverde: Kam shpresa të mëdha te partneriteti i Griezmannit me Messin