in

Formacionet e mundshme: Inter – Barcelona, dy skuadrat me mungesa të mëdha

Loading...

Interi do të jetë nikoqir i Barcelonës në ndeshjen që zhvillohet sot në kuadër të Ligës së kampionëve.

Nerazzurët do t’i mirëpresin Blaugranasit në Giussepe Meazza, në ndeshjen që fillon nga ora 21:00, e që është e dyta përballje mes tyre në kuadër të fazës së grupeve.

Inter për këtë takim nuk do të mund të llogaris në shërbimet e lojtarëve si, Nicolo Barella, Alexis Sanchez, Stefano Sensi dhe Gagliardini, që janë të lënduar, derisa Antonio Candrea dhe Kwado Asamoah janë në dilema.

Në anën tjetër, Barcelona do të jetë pa Jordi Alban, Arthur Melon, Ousmane Dembelen dhe Nelson Semedon që janë po ashtu të lënduar, ndërsa Lionel Messi, Gerard Pique dhe Sergio Roberto, nuk janë ftuar për këtë takim.

Barcelona është lider i Grupit F me 11 pikë dhe tashmë e ka siguruar kualifikim, gjersa Interi dhe Bourssia Dortmund kanë nga 11 pikë, me Slavia Pragën që ka vetëm dy.

Formacioni i mundshëm i Interit: Handanovic; Godín, Skriniar, de Vrij; Lazaro. Valero, Brozovic, Vecino, D’Ambrosio; Lukaku, Martinez.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Neto; Wague, Araujo, Umtiti, Firpo; Vidal, Busquets, Alena; Perez, Griezmann, Fati.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Messi zyrtarisht nuk luan ndaj Interit

Messi zyrtarisht nuk luan ndaj Interit

Notat e lojtarëve, Inter 1-2 Barcelona: Tobido lojtar i ndeshjes

Notat e lojtarëve, Inter 1-2 Barcelona: Tobido lojtar i ndeshjes