in

Frenike De Jong arrin në Barcelonë: I lumtur që jam këtu, do të luaj me Messin

Frankie De Jong

Frenkie De Jong ditën e premte, do të prezantohet zyrtarisht tek Barcelona, por sot ka zbarkuar në Barcelonë.

Holandezi është blerë në dimër nga katalanasit, por qëndroi në Amsterdam deri në fund të sezonit.

Barcelona pagoi plotë 86 milionë euro te Ajaxi për të sjellë në “Camp Nou”, mesfushorin e talentuar.

Me fytyrën e buzëqeshur si gjithmonë, ai u shprehet shumë i lumtur që do të jetë pjesë e Barcelonës.

“Jam shumë i gëzuar që më në fund jam këtu. E kam ëndërruar që i vogël dhe tani që u realizua është diçka e mrekullueshme”.

“Mezi po pres të shkel në fushën e ‘Camp Nou” për herë të parë. Më pëlqen mënyra e lojës së Barcës. Filozofia e tyre ngjan shumë atë të Ajaxit. Mendoj se do e shijoj të luajturit këtu”.

“Jam i gëzuar që do të kem mundësinë të luaj me Messin. Tani idhulli im do të jetë shoku im i ekipit. Barca me lojtarët holandezë gjithmonë ka pasur një lidhje të ngushtë dhe shpresoj ta nderoj këtë traditë”.

“Dua të bëhem një nga holandezët më të mirë që ka luajtur me Barcelonën”, ka thënë mesfushori.

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0

Komente

0 komente

La Liga zbulon kalendarin për sezonin 2019/20 -ja datat e El Clasico

Dani Alves, kushti i Neymarit për t’u rikthyer te Barcelona

Dani Alves, kushti i Neymarit për t’u rikthyer te Barcelona