Real Madridi u ankua se nuk iu dha një penallti në fillim të ndeshjes El Clasico kundër Barcelonës në Camp Nou dhe sipas ish-gjyqtarit spanjoll, Andujar Oliver, klubi madrilen kishte të drejtë.
Ivan Rakitic kapi Raphael Varanen dhe ish – gjyqtari Oliver mendon se kishte mjaft për një goditje në vend që të ishte dhënë.
“Ka një tërheqje nga Rakitic në Varanen. Tërheqja është e qartë”.
“Me VAR, kjo është penallti, një penallti shumë e qartë”.
“Para kësaj, Varane kishte gjithashtu në dyluftim me Clement Lenglet, por në atë rast nuk kishte mjaftueshëm për një penallti”, ka thënë Oliver për Marca.
Komentet
Po ngarkohet...