in

Ish-presidenti i Barçës: Pas çdo deklarate të Messit ka një “por”…

Loading...

Joan Gaspart, ish-presidenti i Barcelonës, foli për mikrofonat e “El Larguero”, ku analizoi edhe intervistën e djeshme të gjatë të Messit dhe nënshkrimin e dështuar të Neymar.

Neymar – “Unë e di se Barcelona dhe presidenti i saj kanë provuar të nënshkruajnë me Neymar. PSG kërkoi 300 milionë euro në fund të negociatave. Megjithëse Neymar është një lojtar i jashtëzakonshëm, për dinjitetin e klubit kjo shumë nuk mund të paguhej. Barça ka bërë mirë që është përpjekur të nënshkruajë me të, por jo të kalojë çdo kufi logjik financiar”.

Klauzola e Messit – “Klauzola e mbarimit të kontratës në fund të sezonit ishte përdorur edhe nga lojtarë të tjerë, si Iniesta apo Xavi, nuk është diçka e re te Barcelona. Messi është pjesë e filozofisë së klubit. Unë nuk mendoj se fjalët e Messit dërgojnë ndonjë impuls shqetësues për bordin, ose presidentin Bartomeu. E njoh Leon shumë mirë dhe nuk është stili i tij. Pas çdo deklarate të Messit ka një “por”… Përderisa zëdhënësi i klubit i kupton ato si deklarata të parëndësishme, mendoj se nuk janë paralajmërime për bordin, se atij nuk i pëlqen mënyra si po funksionion klubi”.

A propozon Messi përforcime – “Sigurisht që Messi mund të propozojë nënshkrime të reja, ashtu siç bën një ish-president. Unë e telefonova Bartomeu për t’i thënë që, nëse mundet, të firmosë me Neymar. Sidoqoftë, mes dëshirës dhe mundësive ekziston një hendek i pakapërcyeshëm ndonjëherë”.

Kush nuk duhet të nënshkruajë – “I vetmi që nuk do të nënshkruajë më kurrë me Barcelonën është Luis Figo”.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Messi thyen heshtjen: Barcelona është shtëpia ime, dua të fitoj këtu

Messi thyen heshtjen: Barcelona është shtëpia ime, dua të fitoj këtu

Neymar vë në vështirësi Ter Stegen: Nuk është e lehtë t’i japësh një përgjigje kësaj pyetjeje