in

Ivan Rakiticit kjo nuk i kishte ndodhur në dy vjetët e fundit

Loading...

Ivan Rakitic sërish ka mbetur në bankën rezervë të Barcelonës, e cila u takua me Real Betisin dhe e mposhti me rezultat 5-2.

Kroati duket se këtë vit do të inkuadrohet në fushë si rezervist pasi që të njëjtë gjë e bëri edhe në xhiron e parë kundër Atheltic Bilbaos, ku kataluansit pësuan humbje me rezultat 1-0.

Deri vonë, mesfushori ishte lojtari kryesor për kampionin spanjoll dhe që nga janari i vitit 2017 nuk ka qenë rezervistë në dy ndeshje të njëpasnjëshme.

Futbollisti 31-vjeçar erdhi pesë vjet më parë te Barcelona nga Sevilla dhe që atëherë ka luajtur 269 ndeshje dhe ka realizuar 24 gola.

Por me ardhjen e holandezit, Frenkie De Jong, ai u bë lojtar kryesor i mesfushës i kampionit në fuqi të Spanjës.

Ndryshe, Rakitic ka fituar të gjitha trofetë e mundshëm me blaugranat gjersa është nënkampion i botës me Kroacinë. 


Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

-1 points
Upvote Downvote

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0

Notat e lojtarëve: Barcelona 5-2 Real Betis, vlerësim maksimal për Griezmannin

Babai i Ansu Fatit të Barcelonës: Real Madridi ofroi më shumë para

Babai i Ansu Fatit të Barcelonës: Real Madridi ofroi më shumë para