Jordi Alba pritet të jetë ndër të larguarit e parë nga Barcelona, katalunasit e zëvendësojnë me ...
in

Jordi Alba pritet të jetë ndër të larguarit e parë nga Barcelona, katalunasit e zëvendësojnë me Angelinon

Loading...

Njëri nga futbollistët e parë që pritet të largohet është mbrojtësi i majtë Jordi Alba. Barcelona po kalon nëpër një moment jo të mirë, pas eliminimit të turpshëm nga Liga e Kampionëve.

Katalunasit pësuan humbje të thellë 8-2 nga Bayern Munich gjë që bëri të shkarkohet trajneri Quique Setien dhe drejtori sportiv Eric Abidal.

Ndryshime të mëdha priten në klub pas ardhjes si trajner të Ronald Koeman, ndërsa shumë yje priten të largohen nga Camp Nou.

Njëri nga futbollistët e parë që pritet të largohet është mbrojtësi i majtë Jordi Alba.

Koeman tanimë ka gjetur zëvendësimin e veteranit spanjoll dhe ai është Angelino i Manchester Cityt.

Jordi Alba pritet të jetë ndër të larguarit e parë nga Barcelona, katalunasit e zëvendësojnë me Angelinon

23-vjeçari edicionin e fundit e ka kaluar si i huazuar te RB Leipzig ku ka shfaqur ndeshje fantastike.

Në 31 takimet e zhvilluara me klubin gjerman, Angelino ka shënuar një gol dhe ka bërë shtatë asistime.

Barcelona dëshiron transferimin e spanjollit pasi ai shihet si zëvendësuesi adekuat i Jordi Albas.

E për ta bindur Manchester Cityn të heq dorë nga ai, katalunasit janë gati të paguajnë 30 milionë euro.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

-1 points
Upvote Downvote

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Bartomeu: Për Lautaron do të flasim me trajnerin e ri

Bartomeu: Për Lautaro Martinez do të flasim me trajnerin e ri

Koeman i telefonon Suarezit për ta njoftuar se nuk bën pjesë në planet e tij

Koeman njofton Suarezin se nuk bën pjesë në planet e tij