in

Juventusi i ofron 37 milionë euro pagë Neymarit vetëm që të kalojë në Torino

Loading...

Juventusi raportohet se i ka ofruar Paris Saint-Germainit 103 milionë euro dhe Paulo Dybalan në shkëmbim të shërbimeve të Neymarit.

Sipas asaj që raporton gjiganti spanjoll AS, kampioni i Serie A-së është duke tentuar transferimin e sulmuesit brazilian që e dëshiron largimin nga ‘Parku i Princave’ në këtë afat kalimtar.

Tashmë është bërë e ditur se Neymari nuk është i lumtur më në Francë, andaj e dëshiron largimin pas dy vitesh nga kalimi rekord 222 milionë euro prej Barcelonës.

Në garë për transferimin e brazilianit problematik janë edhe Blaugranasit me Real Madridin, mirëpo Zonja e Vjetër i ka ofruar lojtarit 37 milionë euro pagë vetëm që të kalojë në Torino.

Mediumi spanjoll më tej raporton se Bianconerët janë tani duke i prirë garës për shërbimet e Neymarit, pasi edhe kampioni i Ligue 1 është i interesuar në shërbimet e La Joyas.

Qëllimi kryesor i Juventusit për këtë sezon që sapo ka filluar është që ta fitojnë Ligën e kampionëve, por pse jo edhe Serie A-në, që ka tetë vite rresht që e marrin dhe Kupën e Italisë. 


Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Coutinho zhgënjimi i madh i Barcelonës: Më i shtrenjti në histori, që u largua kokulur

Coutinho zhgënjimi i madh i Barcelonës: Më i shtrenjti në histori, që u largua kokulur

Barcelona dhe Juventusi diskutojnë për shkëmbimin e gjashtë lojtarëve – Suarez pjesë e bisedimeve