in

Karriera e Fatit ka nisur më mirë se ajo e Messit te Barca, 16-vjeçari vë edhe një rekord

Loading...

Ngritja e jashtëzakonshme e Ansu Fatit ka vazhduar edhe të shtunën mbrëma, pasi shënoi dhe asistoi në shtatë minutat e para të ndeshjes, në të cilën luajti për herë të parë në La Liga.

Talenti 16 vjeçar u bë golashënuesi më i ri i Blaugranëve kur u inkuadrua nga banka rezervë dhe shënoi në ndeshjen ndaj Osasunas (para pushimit për ndeshjet e përfaqësueseve).

Dhe duke qenë se mungonte Lionel Messi dhe Luis Suarez nuk ishte i gatshëm për ndeshje të plotë, ai e nisi sfidën ndaj Valencias nga fillimi.

Fati arriti të shënojë gol që në minutën e dytë dhe në të shtatën ia ktheu favorin Frenkie de Jongut duke asistuar në golin e tij.

Anësorit të ri i kanë mjaftuar tri ndeshje për të shënuar dy gola për katalunasit, gjë që nuk e kishte arritur as Lionel Messi deri në ndeshjen e tij të 13-të.

Për më shumë, lojtari që mbush 17 vjet më 31 tetor, është bërë futbollisti më i ri (16 vjet e 318 ditë) në shekullin 21 që shënon dhe asiston në një ndeshje.


Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0

Barça i rikthehet fitoreve, dhuron spektakël kundër Valencias në Camp Nou

Umtiti shijonte fitoren ndaj Valencis, katër hajdutë i bastisin shtëpinë