in

Karriera në ngjitje e Ansu Fati, xhevahiri i fundit i La Masias që ka klauzolë prej 100 milionë euro

Loading...

Në moshën 16 vjeç dhe 298 ditë, Ansu Fati u bë lojtari i dytë më i ri në historinë e Barcelonës, që debuton në La liga,.

I riu me origjinë nga Guinea-Bissau e mbylli ndeshjen në krah të Antoine Griezmann nën dritat e Camp Nou, pastaj nën përqafimin e më të madhit, Lionel Messit.

“Unë mbeta në fushë për pak [pas ndeshjes] sepse nuk mund ta besoja”, ka thënë pas ndeshjes Ansu Fati.

Ansu Fati në debutim te Barcelona . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Edhe babi i tij Bori Fati, e pranoi se ishte dita më e lumtur në jetë e tij, ndërsa tregoi se bashkë me gruan kishin qarë, kur e kishin kuptuar se ishte ftuar për ndeshjen me Real Betisin.

Ansu Fati ka një ngritje interesante dhe plot magji. Ai ishte afër Real Madridit, që kishin ofruar më shumë para, por që së bashku me familje ai vendosi të qëndrojë në Barcelonë.

Ai ka qenë elektrik që nga ardhja e tij në Barcelona nga Sevilla dhe është bërë një nga lojtarët më premtues në akademinë e klubit.

Messi e Fati pas lojës

Ai ka qenë një startues i qëndrueshëm në çdo grupmoshë në të cilën ka luajtur dhe ka dhënë një ndikim të madh në fazën kontinentale në Champions Youth UEFA.

Ai shënoi katër gola dhe kontribuoi me tre asistime në nëntë ndeshjet që ai luajti në këtë agrë.

Ansu Fati në aksion . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Fati rinovoi kontratën e tij me Barcelonën në fillim të këtij viti, duke vendosur një klauzolë të re lirimi prej 100 milionë euro.

Ndikimi i debutimit të tij me Blaugranat është parë edhe në mediat sociale.

Instagrami i Fati në vijim shkoi nga 300,000 para ndeshjes në 64,000 pas ndeshjes.



Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

-1 points
Upvote Downvote

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Operacioni Neymar: Barcelona përgatitet të bëjë ofertën përfundimtare për brazilianin

Operacioni Neymar: Barcelona përgatitet të bëjë ofertën përfundimtare për brazilianin

Victor Valdes: Duhej t’i blija talentit të Barcës, Ansu Fatit atlete të reja