Koeman kërkon më shumë gola nga mesfushorët e Barcelonës
in

Koeman kërkon më shumë gola nga mesfushorët e Barcelonës

Loading...

Ronald Koeman ka thënë se ai dëshiron që mesfushorët e Barcelonës të shënojnë më shumë gola.

Trajneri holandez u ka bërë me dije mesfushorëve se duhet që së paku të përfshihen në dhjetë gola në një edicion.

Kundër Granadës, Frenkie de Jong dhe Pedri ishte impresionues, duke bërë shumë pasime. Lojtari holandez bëri 28 pasime, gjersa spanjolli arriti në 25 sosh, një përqindje prej 90% të saktësisë.

Që të dy mesfushorët madje ishin shumë afër të shënonin edhe gola, e Koeman ishte i lumtur me paraqitjen e tyre.

Trajneri i Barcelonës ka arritur që të rikthejë formën e lartë të De Jong që e kishte te Ajaxi, e që tani është kryesori në skemat e tij.

Në anën tjetër, Pedri ka befasuar të gjithë me talentin e tij, pasi është edicioni i tij i parë në Camp Nou.

Koeman ende nuk po arrin që të nxjerr më të mirën nga Miralem Pjanic, që po ashtu e ka edicionin e tij të parë te Barcelona.

Mesfushori boshnjak ende nuk ka arritur të shënojë për katalunasit, derisa kur ishte te Lyoni, Roma dhe Juventusi kishte një nuhatje të mirë para gole.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

-1 Points
Upvote Downvote

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

GIPHY App Key not set. Please check settings

Po ngarkohet...

0
Barcelona fiton thellë të Granada, shkëlqejnë dyshja Messi-Griezmann

Barcelona fiton thellë te Granada, shkëlqejnë dyshja Messi-Griezmann

Finalja e Superkupës së Spanjës: Barcelona dhe Athletic Bilbao publikojnë formacionet zyrtare

Finalja e Superkupës së Spanjës: Barcelona dhe Athletic Bilbao publikojnë formacionet zyrtare