La Liga

La Liga zbulon kalendarin për sezonin 2019/20 -ja datat e El Clasico

Kampionati spanjoll, La Liga ka zbuluar kalendarin për sezonin e ri 2019/20, ku spikasin edhe datat e El Clasicove.  

Sezoni i ri 2019/20 në La Liga pritet të fillojë në fundjavën e 18 gushtit dhe do të zgjasë deri të dielën e 24 majit.

Gjithsej do të luhen 38 ndeshje dhe tashmë dihen çiftet e të gjitha javëve pas mbajtjes së shortit këtë të enjte në sallën Luis Aragones të Ciudad del Futbol de Las Rozas.

arcelona, për të mbrojtur titullin kampion, do të fillojë mbrojtjen e titullit të tij në San Mames kundër Athletic Bilbaos, ndërsa Real Madrid do luaj kundër Celta Vigos në Balaidos.

Nga ana e tij, Atletico de Madrid do të fillojë në shtëpi kundër Getafes, ndërsa ndeshjet e javës së parë janë ato në mes të: Mallorca-Eibar, Espanyol-Sevilla, Alaves-Levante, Valencia-Real Sociedad, Betis-Valladolid, Leganes-Osasuna dhe Villarreal-Granada.

La Liga zbulon kalendarin për sezonin 2019/20 -ja datat e El Clasico

El Clasico e parë e sezonit do të zhvillohet në Camp Nou, të dielën e 27 tetorit, ku Barcelona e pret Real Madridin në javën e dhjetë.

Ndërsa, El Clasico kthyese në Santiago Bernabeu do të luhet me datë 1 mars të vitit 2020 apo në javën e 26-të të kampionatit. 

Më shumë

Artikuj të ndërlidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button