Lëndim serioz për Ansu Fatin në meniskun e brendshëm të gjurit të majtë
in

Lëndim serioz për Ansu Fati në meniskun e brendshëm të gjurit të majtë

Loading...

Ansu Fati ka lënduar meniskun e brendshëm të këmbës së tij të majtë në ndeshjen e kësaj të shtune kundër Real Betis.

Barcelona ka njoftuar përmes një deklarate zyrtare në të cilën nuk përcaktohet periudha e mungesës dhe trajtimit, ku shkruhet se do të shpallet në ditët në vijim pas kontrolleve të detajuara.

Ronald Koeman kishte thënë në konferencën për shtyp pas ndeshjes se ai ndryshoi sulmin për shkak të shqetësimit fizik të lojtarit, por nuk donte të hynte në detaje.

Lëndimi ndodhi në pjesën e parë, ku pastaj u bë edhe zëvendësimi.

Duket se dëmtimi ndodhi kur Ansu fitoi penallti për Barcelonën, që u humb pastaj nga Antoine Griezmann.

Në atë ndërhyrje u pa që gjuri i futbollistit mori një kthesë shumë të fortë.

Lëndim serioz për Ansu Fatin në meniskun e brendshëm të gjurit të majtë

Ansu u kurua nga mjekët e Barcelonës në fushë, ku ishte në gjendje të duronte deri në pushim.

Mbetet të shihet periudha e mungesës së futbollistit që do të varet kryesisht nga trajtimi. Klubi ka thënë se do të dihet në ditët në vijim, megjithëse do të kenë të paktën një muaj pushim.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Barcelona mposht edhe Dinamo Kievin, mbetet lider në grup

Barcelona mposht edhe Dinamo Kievin, mbetet lider në grup

‘Shpërthimi’ i Messit ndaj Barcelonës i jep shpresë Manchester Cityt për ta transferuar

‘Shpërthimi’ i Messit ndaj Barcelonës i jep shpresë Manchester Cityt për ta transferuar