in

Për të qarëPër të qarë

Lionel Messi dëshiron të largohet – Barcelona tashmë i është përgjigjur argjentinasit

Messi dëshiron të largohet – Barcelona tashmë i është përgjigjur argjentinasit
Loading...

Tashmë është çështje kohe kur Lionel Messi do të largohet nga Barcelona, raporton Esporte Interativo.

Kanë kaluar pesë vite kur argjentinasi e fitoi për herë të fundit Ligën e Kampionëve te skuadra katalunase dhe nga ajo kohë gjërat janë përkeqësuar.

Pasi humbën 8-2 ndaj Bayern Munichut në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Messi dhe bashkëlojtarët ndiheshin të turpëruar.

Lionel Messi dëshiron të largohet – Barcelona tashmë i është përgjigjur argjentinasit

33-vjeçari duket se nuk e ka dëshirën më që të pensionohet te Blaugranasit dhe ka kërkuar nga klubi që ta lënë të lirë të largohet edhe pse këta të fundit i kanë bërë me dije se do të ketë ndryshime rrënjësore në klub.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë po kërkohet me ngulm nga Interi e Manchester City, që janë të gatshëm të paguajnë çfarëdo çmimi për ta marrë atë.

Nerazzurët besohet se po i prijnë garës për transferimin e tij, mirëpo larg nuk qëndron as City i Pep Guardiolës.

Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, largimi i Messit nga Camp Nou është i sigurt dhe vështirë se ndonjë gjë mund të bind atë që të mos largohet nga Barcelona.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Të dëshpëruar me humbjen dhe kokulur, futbollistët e Barcelonës largohen nga Lisbona

Të dëshpëruar me humbjen dhe kokulur, futbollistët e Barcelonës largohen nga Lisbona

Ronald Koeman shihet në aeroportin e Barcelonës – marrëveshja pritet të nënshkruhet shumë shpejtë

Ronald Koeman shihet në aeroportin e Barcelonës – marrëveshja pritet të nënshkruhet shumë shpejtë